Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Hazirit, i cili të dielën ka shkruarnë Facebook se “ditët në vazhdim do të jenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtti”, teksa Haziri i referohej vizitës së pesëshes emisare që të shtunën vizituan Kosovën duke u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Kërçeli reagimin ndaj Hazirit e ka bërë duke përmendur podcastin për të cilën kryetari LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se mysafiri i parë do të jetë autori i emsiionit “Oxygen”, Besim Dina.
Pikërisht në emisionin “Oxygen”, Lutfi Haziri kishte folur për privatizimet si çështje e pazgjidhur me Serbinë. Në këtë pikë i reagoi Kërçeli.
”Lutfi Haziri: Ditët e ardhshme do të jenë shokuese! Mos e ka fjalën për debutimin e humorit të LDK-së me këtë podcastin e ri? Po e presim pra, shpresojmë nuk është aq shokuese sa humori i Lutës me privatizimin”, ka shkruar ai në Facebook.