Ish-presidenti i vendit Behgjet Pacolli, ka mirëpritur deklaratën e presidentes Vjosa Osmani e cila tha se se “Ka ardhur koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA – na .
Pacolli këtë e konsideroi si lajm të mirë.
“Lajm i mirë të degjosh se Presidentja e vendit thotë se “Ka ardhur koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA”!!!!! Mirë që më në fund po kuptojmë se thënia popullore është realitet“, tha Pacolli.
Por, nuk harroi edhe ta ‘thumboi’ Kurtin me një thënie “Duke ecur i vetmuar, do të thyesh kokën diku”.
Ky reagim i tij vjen pasi përkeqësimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe BE-së. Aleatët ndërkombëtar kanë kritikuar vazhdimisht Qeverinë Kurti për mos koordinim.