Duket se Serbia e ka kuptuar dhe pranuar dështimin me sabotimin e zgjedhjeve në veri dhe qasjen që kanë ndjekur në veri të Republikës së Kosovës.
Kjo pasi presidenti i Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka deklaruar se nuk duan që të përsëritet në vendin e tyre, ajo që ka ndodhur në veri të Kosovës – duke ju referuar zgjedhjeve të mbajtur në katër komunat veriore.
“Ne duam të shmangim atë që ndodhi në veri të Kosovës kur 3 për qind votuan dhe shpallën fitoren,” tha Dodik.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti politik, Adi Cerimagic i cili thotë se Ligji Zgjedhor i RS – i miratuar në Asamblenë e RS më 19 prill “ngeci” në dhomën e sipërme të RS dhe do të duhet kohë përpara se të botohet në Gazetën Zyrtare të RS.
“Të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli zgjedhjet vendore për 6 tetor 2024. Milorad #Dodik konfirmoi se partia e tij (dhe partnerët e koalicionit) do të marrin pjesë në hapat përgatitorë për zgjedhjet e organizuara nga KQZ. Ligji Zgjedhor i RS – i miratuar në Asamblenë e RS më 19 prill – “ngeci” në dhomën e sipërme të RS dhe do të duhet kohë përpara se të botohet në Gazetën Zyrtare të RS”, ka shkruar ai në “X”.
On Wednesday the 🇧🇦 Central Electoral Commission (CEC) announced the local elections for 6 October 2024.
Milorad #Dodik comfirmed that his party (& coalition partners) will take part in the preparatory steps for the elections organised by the CEC.
“We want to avoid what… https://t.co/72FJfuMXMC pic.twitter.com/J7oR5c3S6C
— Adi Ćerimagić (@adicerimagic) May 11, 2024