Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovë, Agron Llugaliu dhe kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci të premten kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit, që ka për qëllimi vendosjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve për të thjeshtëzuar dhe përshpejtuar procedurën doganore.
Në njoftimin e Doganës thuhet se memorandumi do lehëtsojë pranimin dhe dërgimin e dërgesave në qarkullimin postar ndërkombëtar të cilat transportohen përmes rrugëve tokësore (rrugore dhe hekurudhore), ajrore dhe të ofroj siguri në mbledhjen e të hyrave dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara.
“Nga tani e tutje kjo procedurë do t’u mundësojnë personave fizikë dhe sipërmarrësve që të zhdoganojnë dërgesat e tyre më shpejt dhe me kosto më të lirë gjatë importit dhe eksportit, si dhe të marrin informacion për statusin e dërgesave që dërgojnë, apo i pranojnë në mënyrë më të mirë dhe më efikase”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Sipas njoftimit, pikat kryesore të memorandumit do të mundësojnë avancim e procedurave dhe zbatimin e praktikave më të mira për persona fizikë, dhe sipërmarrësve përmes: zhdoganimit të dërgesave të tyre më shpejt, më lirë dhe më sigurt, gjatë importit dhe eksportit, si dhe të marrin informacion për statusin e dërgesave që i dërgojnë apo presin në mënyrë më të mirë dhe më efikase: marrja e dërgesave postare nga jashtë, dërgimi i tyre jashtë vendit, transferimi i dërgesave ndërmjet DK-se dhe PK-se si dhe çdo veprim tjetër që kryhet në kuadër të procedurës doganore me dërgesat postare të kryhet nën mbikëqyrjen doganore dhe ne zbatim te masave te kontrollit doganor dhe akteve te Unionit Universal Postar. Po ashtu memorandumi do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së ligjshme, mbledhjen e të ardhurave, mbrojtjen e shoqërisë dhe sigurisë, etj. Gjithashtu dërgesat postare të deklarohen sipas legjislacionit doganor dhe postar ndërkombëtar.