Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio mikesha e Ilnisa Agollit, Xhilda Luzi.
Ajo u shpreh se nuk e mendonte që gazetarja do të krijonte marrëdhënie dhe se mund t’i ketë dalë jashtë kontrollit si situatë.
Xhilda pret nga Ilnisa që të bëjë kujdes me shpërthimet emocionale ndërsa i uron suksese në këtë eksperiencë.
Nuk e kam besuar që mund të ndodhte. Meritoni tregoi besnikëri ndaj saj që në fillim, e mbronte dhe në atë trysni mendova se do të ishte thjesht mikja e saj. Asgjë nuk është e pamundur, nuk mendoj që Ilnisa do të donte të ishte në një marrëdhënie, i doli jashtë kontrollit.
Ilnisa ndjek zemrën, e di si mund të pritet jashtë, është natyrë rebele, dëgjon gjithmonë zemrën dhe kjo gjë do shumë guxim. E shikoj të përfshirë shumë me Meritonin, kushtet bëjnë të vetën sepse je në një shtëpi që ke njerëz që duan të të nxjerrin jashtë. Në atë trysni është e nevojshme të kesh ngrohtësi, një vend ku shkarkon emocionet.
E shikoj shumë normale që të puthen në krevat, nuk e kuptoj pse njerëzit habiten. Përderisa rrinë bashkë ne jemi askushi t’i gjykojmë. Koha do i vërtetojë të gjitha. Ilnisa është emocionale si njeri, ajo u përfshi gjithashtu shumë edhe me Gazin dhe Merin. Më pëlqen që ka ditur të përballojë shumë mirë 23 lojtarë kundrra e vetme.
Është kollaj të flasësh por nëse ke 23 grerëza në kokë, nuk është e lehtë. Do të doja të ishte pak më e kujdesshme me shpërthimet emocionale, për shkak se është në televizion.