
Berti, është një nga përfituesit nga Amnistia Penale që doli sot nga burgu i Drenovës në Korçë.
Ai fitoi lirinë pas rreth dy viteve në qeli për veprën penale të dhunës në familje, pasi rushtroi dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes.
Berti nuk u prit nga asnjë njeri në momentin që doli në ambientet e burgut. Ai tha se tashmë duhet ta rifillonte jetën i vetëm, me shumë vështirësi, por shtoi se nuk do ta përsëriste më kurrë dhunën në familje.
Edhe pse me gojën e tij, pranon se nuk është penduar, dhe se e kishte hak drurin gruaja.
“Nuk kisha shpresë se më thoshin nuk të kap amnistia. Pastaj më thanë që të kap dhe isha shumë i lumtur. Jetë e re tani, por shumë e vështirë. Nuk jam penduar se e kishte hak drurin gruaja. Atë që bëra e bëra, por nuk do e përsërisja më. Jeta në burg është shumë e vështirë. Unë nuk pata vështirësi se kam punuar në guzhinë. Goca më thoshte mos u mërzit na ke ne. Sot nuk erdhi se ishte vetëm”, tha ai për ”Euronews Albania”.