Sllamniku ka deklaruar se dollari do të zhvlerësohet, si pasojë në Amerikë do të ketë një përballje civile.
Konpiracionisti shqiptar Arianit Sllamniku ka bërë disa paralajmërime të reja.
I ftuar në një intervistë për mediat ai ka deklaruar se dollari do të zhvlerësohet, si pasojë në Amerikë do të ketë një përballje civile.
Sa i përket, Donald Trump, Arianiti ka theksuar se ai nuk do të dënohet, pasi provat nuk rëndojnë ndaj tij dhe do të shpallet president i SHBA.
“Tani shtetet siç është Rusia, India, Arabia, Kina të gjitha kanë filluar ta blejnë naftën me monedhën zyrtare jo me dollarë siç ishte parashikuar. Tani do të kemi një rënie të dollarit të cilit do ta ndjejnë amerikanët më së shumti. Janë 30 milionë dollarë borxhe që Amerika i ka rezerva. Në rast se kjo ndodh dhe është duke ndodhur, inflacioni i dollarit atje do të nxisë luftë civile siç ndodhi në Jugosllavi.
Trump do të jetë në garë, ai nuk do të dënohet apo akuzohet. Bazuar në këto aktakuza ai nuk do të përfundojë në gjyq, por nuk rëndojnë provat ndaj tij. Ai do të jetë në garë dhe do të shpallet president i SHBA”, tha ai.