Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Donaldi i propozoi për martesë, reagon për herë të parë Bora Zemani

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka marrë surprizën më të veçantë gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”.

Aktori dhe moderatori i njohur, Donald Veshaj, me unazën në dorë, është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar partneres së tij, e cila sigurisht që tha “Po”.

Kështu, 12 dhjetori u bë akoma më i veçantë për Borën, e cila festonte ditëlindjen e 9 të djalit të saj, si dhe ishte edhe premiera e shumë pritur e filmit të saj dhe Donaldit.

Ndërkohë pas përfundimit të premierës dhe festës, moderatorja ka reaguar për propozimin përmes një videoje në “Instagram”. Ajo shihet e emocionuar së bashku me bashkëshortin e ardhshëm dhe djalin, Arbori të cilin e ndan me ish-partnerin e saj Vin Veli.

Krahas videos, e emocionuar Bora e ka uruar veten në një mënyrë mjaft të veçantë për tre gëzimet që ajo përjetoi në një ditë.

“Bora gëzuar ditëlindjen e Arborit. Bora suksese për premierën. Bora urime për propozimin. 12.12.2023

FALEMINDERIT ZOT!”- ka shkruar ajo krahas videos.