Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Donika Gërvalla nderon heronjtë Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj – ka një paralajmërim të fuqishëm!

 
   

U bënë 24 vjet që nga vrasja e dy policëve, Sabahate Tolaj e Isuf Haklaj.

Kjo vrasje nuk është zbardhur ende ani pse kanë kaluar dy dekada.

E në nderim të tyre Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo shkroi që në kujtim të jetës dhe ëndrrës së tyre, sot bashkë me familjarë, miq e kolegë të heronjve, bëmë nderime te lapidari në stacionin policor në Pejë, te vendi i rënies në Raushiq si dhe te varret e tyre, në Pobërgjë dhe Koshare, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera Gërvalla paralajmëron arritjen e drejtësisë për zbulimin e vrasjeve të tyre.

Postimi i plotë

Sot, si përherë, nderuam heronjtë e demokracisë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

Pasi kishin kryer me nder betejat e luftës për lirinë e Kosovës, mëngjesin e 24 nëntorit 2003, zyrtarët e Policisë së Kosovës, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj po shkonin në detyrën zyrtare, që të kryenin misionin e tyre për rend, drejtësi e sundim të ligjit.

Si sot, 21 vjet më parë, ata u vranë në një pritë të organizuar e të porositur nga armiqtë e Kosovës së lirë, duke u shndërruar në deshmorë të demokracisë.

Në kujtim të jetës dhe ëndrrës së tyre, sot bashkë me familjarë, miq e kolegë të heronjve, bëmë nderime te lapidari në stacionin policor në Pejë, te vendi i rënies në Raushiq si dhe te varret e tyre, në Pobërgjë dhe Koshare.

Betejat e tyre, Sabahatja dhe Isufi i kanë përmbyllur me nder, por puna e përpjekjet për Kosovën, për sovranitet, demokraci e drejtësi nuk kanë përfunduar.

Prandaj, kujtimi e përkujtimi i heronjve të Kosovës, i heronjve të lirisë dhe të demokracisë, përveç se është detyrë, duhet të jetë edhe nxitja e zotimi ynë për arritjen e drejtësisë së plotë, si kusht themelor për ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe një Kosove demokratike që ishte ëndërr e Sabahates, Isufit por edhe shumë heronjve tjerë të demokracisë.

U jetësoftë ëndrra e Sabahates dhe Isufit për Kosovën tonë!