
Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Boksierja jonë ishte bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni, kategoria -60 kg.
Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike.
Meçin e saj nga afër e ndjeki edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi.