Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dorëheqja e Vullinit, Musliu: Problemi i Serbisë nuk është ai, por Vuçiq që e ka emëruar atë

 
   

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Alleksandar Vullinit nga posti i drejtorit të inteligjencës së Serbisë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Musliu ka thënë se problemi i Serbisë nuk është Vullin por sipas tij, është ai që e ka emëruar atë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ky problem do të zgjidhet me dorëheqjen e Vuçiqit”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, drejtori tjetër i BIA-s do të jetë i njëjti, sepse i njëjti është edhe Vuçiq.

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Alleksandar Vullin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një njoftimi.