Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dorëhiqen katër anëtarët e KKZ-së në komunat në veri

 
   

Kanë dhënë dorëheqje katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat në veri.

Lajmin për mediumin punlik e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe”, ka konfirmuar Elezi.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare. 

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së.