Shtatë pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë dhënë dorëheqje.
Burime të medias bëjne me dije se 4 prej tyre në Leposaviq, 2 në Zveçan dhe 1 në Mitrovicë janë dorëhequr nga Policia e Kosovës.
Më herët, ambasadori amerikan, Jeff Hovernier ka thënë se është duke i ndjekur nga afër zhvillimet pas “dorëheqjes” së tre policëve të rijnë serb në veri.
Në anën tjetër, Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese.