Profesori nga Parisi, Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në konferencën e fundit.
Ndonëse, sipas tij Vuçiq u dorëzu publikisht, sërish duhet të ketë kujdes të shtuar, pasi Kosova vazhdon të “jetë nën kërcënim serioz të Serbisë për sulme të reja”.
Madje, Kraki tha se duhet punohet me kujdes në mënyrë që dëshirat e opozitës dhe bandave mediatike për fitoren e Serbisë në veri të mos realizohen, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Megjithatë, përkundër dorëzimit publik të Vuçiqit, Kosova vazhdon të jetë nën kërcënim serioz të Serbisë për sulme të reja destabilizuese apo sulm masiv me synim rikthimin e kontrollit në veri. Dhe nëse kjo ndodhë, do ndodhë me pajtimin e Evropës.
Mos harroni që Vuçiq urdhëroi sulmin në Banjskë disa ditë pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel ku u angazhua për stabilitet e paqe në Ballkan.
Duhet të punohet me mend dhe me kujdes në mënyrë që dëshirat e opozitës dhe bandave mediatike për fitoren e Serbisë në veri të mos realizohen.