Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se janë dorëzuar nënshkrimet për themelimin e Komisionit Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, si dhe për keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me këto rezerva.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se e vërteta është e duhura për të gjithë e për të gjitha, është pikënisje për gjithçka.
“Çka është bërë me rezervat shtetërore? Kush, kur, ku, pse dhe si janë përfshirë në këto procese dhe cili është epilogu i veprimeve të tyre?”
“A kanë qenë kontratat konform ligjit dhe a i kanë kryer palët detyrimet sipas atyre kontratave? Është koha e fundit që të gjithë t’i dorëzojnë faktet e të dorëzohen para të vërtetës së domosdoshme”.