Këtë të premte, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me opozitën kanë lajmëruar protestën e tretë përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në tubim.
Protesta pritet të nisë në orën 11.00 para Bashkisë së Tiranës, në lidhje me dosjen “5D” që çoi në burg drejtorët e këtij institucioni.
Opozita kërkon që kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të japë dorëheqjen.
Protesta e javës së kaluar para ambienteve të Bashkisë së Tiranës, agravoi edhe në përplasje fizike.