Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dosja “5D”/ Opozita njofton protestë para Bashkisë Tiranë: Kur ngrihet populli, bie tirania

Ditën e sotme, opozita u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen sot, më 11 prill në orën 11:00 përpara bashkisë së Tiranës, për të protestuar kundër hajdutërisë dhe vjedhjes së zyrtarëve më të lartë të këtij institucioni, të arrestuar tashmë nga SPAK dhe të tjerëve që janë nën hetim për afera prej miliona eurosh abuzime.

“Në orën 11:00 tek Bashkia Tiranës, të bashkuar në protestë për të shpëtuar qytetarët dhe qytetin nga hajdutëria masive e Veliajt dhe ushtarëve të tij 5D”, janë shprehur në thirrjet e tyre drejtues të PD-së, duke iu referuar organizimin mafioz të 5 drejtorëve të kësaj bashkie (5D), për të përcjellë tek njeri tjetri në qark të mbyllur dhe zhvatur, fondet e buxhetit për investime.

THIRRJA E PL-SË

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje këtë mëngjes për pjesëmarrje masive në protestën që do të zhvillohet pranë Bashkisë së Tiranës.

“EJA PROTESTO EDHE TI! Sot, në ora 11:00, përpara Bashkisë Tiranës për të kërkuar largimin e Pronarit Faktik të inceneratorit të Tiranës dhe Kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj! Boll më Drejtësi me Regji! Kur ngrihet populli, bie tirania!”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në mesazhin e tij.