Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dosja e SPAK: Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino

Deputetja Monika Kryemadhi shpenzoi 12 mijë euro brenda ditës në një dyqan në San Marino, sipas detajeve në dosjen e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas dosjes së SPAK të siguruar nga Top Channel, në datën 24 Shtator 2014, Monika Kryemadhi i shkruan Adrian Shatkut në Whatsapp se ka shkuar ne San Marino, në nëntor do të shkojë në Lanserhof dhe se Bora (vajza e saj) do t’a vazhdojë Universitetin në Angli dhe jo në Amerikë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Në datën 25 Shtator 2014, Monika Kryemadhi ndërsa ndodhet ne San Marino, ka tentuar të bërë blerje ne “Ferreti boutique” por karta American Express (AMEX) nuk ishte pranuar dhe për këtë fakt informon Adrian Shatkun nëpërmjet mesazhit ne WhatsApp.

Nga këqyrja qe iu bë llogarisë bankare nr. 390127 te Monika Kryemadhit, rezulton se në datën 25 Shtator 2014, Monika ka bërë blerje në dyqanin Ferreti Boutique, në vlerën 3.000 Euro (432.096 lek®️), paguar me kartën me nr. 411418**5349 e lidhur me Ilogarinë e saj bankare e cila është debituar.

Në vijim Monika Kryemadhi ka bërë blerje në dyqanin Maçapani por karta persë ri nuk është pranuar. Lidhur me refuzimin e kartës AMEX Black, Adriani i është përgjigjur se ndoshta kompania e kartës ka kujtuar se karta ka qenë e vjedhur dhe pasi bën një telefonatë, i thotë Monikës se mund ta përdorë. Ne vijim Monika përsëri nuk e ka realizuar blerjen dhe Adriani i shkruan se pengesat shkaktohen “Ngaqë nuk e ke përdorur asnjëherë”.

Monika i shkruan se “E përdora qëparë “. Adriani informon Monikën se kompania bëri “reset” të kartës dhe mund ta përdorë.

Nga bisedat rezulton se pagesa për blerjen në vlerën 12 mije (Euro ose USD), është kryer me sukses. Monika i lutet që ta lënë kartën të hapur për çdo rast dhe Adriani i shkruan se kishin kujtuar se ishte amerikane dhe nuk kishte kuptim që të jetë edhe kartë e zezë edhe e mbyllur.

Ndërkohë që Adriani po priste zgjidhje, për hapjen e aksesit të kartës së kreditit, i shkruan Monikes përsëri lidhur me lejen qe kompania e tij duhet te siguroje nga Edmond Haxhinasto dhe konkretisht: “-Mondi duhet të jape akses siç është ATU e Bashkimit nuk mund të vazhdojë më në këtë mënyre është paralizuar tregu dhe pasuria publike për Bashkimin dhe Zenin …. Për pajisjet e sigurisë duhet parë pak ambienti dhe çfarë është objektive dhe pastaj i porosisim dhe instalojmë”.

Me kërkesën për ndihme juridike Nr. L 180 Prot. date 07 Mars 2024, i është kërkuar autoriteteve Gjyqësore të San Marinos informacion nëse në dyqanin Maçapani, me adresë “Via 3 Settembre”, Dogana-San Marino, më 25 shtator 2014, ditë në të cilën janë zhvilluar bisedat në fjalë, janë kryer blerje me kartën American Expres nr. 3727 194193 31009 dhe nr. 3796 213399 9803. Gjithashtu te identifikojnë numrin e kartës se kreditit, që është përdorur në këtë dyqan më 25 shtator 2014 në intervalin kohor 16:00 -19:00:

Me shkresën Nr. 1205/2 Prot. date 09 Korrik 2024, Autoritet Gjyqësore te San Marinos, në përgjigje të leterporosisë se ekzekutuar, kanë përcjellë ekstrakt të llogarive bankare të kompanisë Maçapani, me numër regjistri 3513, COE 19622, ne Banca Agricola Commerciale. Ne ekstraktin e llogarisë rrjedhëse nr. 06/01/62737 ne monedhën euro të kompanisë Maça-Pani S.R.L, me te dhënat për periudhën 24 -30 Shtator 2014, evidentohet se ne datën 26 Shtator 2014, është kredituar shuma 12.000 Euro. Përshkrimi i pagesës është “Arketim me POS, date 25.09.2014. Ne llogari nuk rezulton asnjë pagese tjetër e kryer në datën 25 shtator 2014. Vlera në fjalë, e kredituar në favor të llogarisë së këtij dyqani/butiku, përputhet me bisedat e zhvilluara ne të njëjtën kohe ne rrjetin social Ëhatsapp midis personit nen hetim Monika Kryemadhi dhe shtetasit Adrian Shatku.

 

Ne datën 2 9 Shtator 2014, Adrian Shatku i shkruan Monika Kryemadhit “I thua dot Mondit te takohem me të, të enjten ne darke ose të premten nga ora 10 e mëngjesit? I çova dhe mesazh”. Monika Kryemadhi i përgjigjet: “Patjetër por ka për ta thirr sot ky i imi. Po ajo rregullorja çfarë problemi kishte? Se më çmendën se më than” qe i prish punë Adrianit”.

 

 

Tags: