![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/drecun-kurti-po-e-krijon-vetem-pamjen-e-deeskalimit-nuk-e-ka-ndermend-ta-ktheje-gjendjen-e-meparshme_64e1da742a312.jpeg?resize=672%2C448&ssl=1)
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka vlerësuar se është i nevojshëm një deeskalim real i situatës në veri të Kosovës për të krijuar kushte për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për TV Blic, Drecun po ashtu theksoi se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po krijon vetëm pamjen e deeskalimit dhe se nuk ka ndërmend ta kthejë situatën në gjendjen e mëparshme që ekzistonte para largimit të serbëve nga institucionet e vendit.