Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Drejtësi për Liridonen”, nesër marshohet në Tiranë

Një marshim në Tiranë është paralajmëruar për të dielën për të kërkuar drejtësi për Liridona Murselin.

Marshi, sipas njoftimit, do të nisë nga ora 11:30 dhe nisë nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Shqipërisë.

Marshi organizohet nën parullat “#drejtësipërLiridonen” dhe “#NdalFemicidit”.

Liridona Murseli u vra më 29 nëntor në Sinidoll të Prishtinës. Për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona, në mesin e të cilëve është bashkoshorti i saj, Naim Murseli, i cili ka pohuar në Polici se ka dhënë para për vrasjen e gruas së tij.