Shoqëria civile ka dalë në protestë të dielën përpara ambasadës së Kosovës në Tiranë duke dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prishtinë, vrasjen e 30 vjeçares Liridona Ademaj Murseli. Gazetarja Gerta Vasku raporton se aktivistët bëjnë thirrje përmes pankartave për drejtësi për nënën e dy fëmijëve.
Një mesazh pati edhe nga ambasadori i Kosovës, Skënder Dyrmishi i cili tha se “drejtësia duhet të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”.
30 vjeçarja u vra mbrëmjen e së mërkurës teksa ishte në makinë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli dhe dy fëmijët e mitur.
Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me porosi të bashkëshortit të saj, i cili tashmë është arrestuar bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij.