Gazetarja Anila Hoxha rrëfeu në “Top Story” historinë e një personi, i cili kërkoi të lihej i lirë pasi duhet të kujdesej për fëmijët.
Nga pamundësia për t’ia lënë dikujt në kujdestari fëmijët, sepse bashkëshortja kishte ndërruar jetë, ai kërkoi këtë gjë nga drejtësia shqiptare, por që nuk iu mor për bazë.
Hoxha vijoi më tej duke thënë se e kundërta ndodh me një zyrtar, i cili nuk shkon në burg nën arsyetimin se duhet të kujdesen për fëmijët.
“Drejtësia shqiptare është e ashpër me njerëzit e thjeshtë, që nuk kanë mbështetje. Një person para disa kohësh kërkoi që ta çonin në shtëpi sepse kishte fëmijë për të cilët duhej të kujdesej, por nuk e lejuan. Atij i kishte vdekur gruaja dhe kërkonte të ikte në shtëpi. Vepra që kishte kryer nuk ishte e rëndë.
Ai u shpreh se nuk kishte se kush kujdesej për fëmijët. Por duke qenë se ishte një njeri i thjeshtë nuk u la të shkonte në shtëpi. Kjo që nuk u interesoi atyre dhe u dënua. Ndërkohë nga ana tjetër ka pasur raste kur zyrtarë janë lejuar të shkonin në shtëpi sepse duhet të kujdeseshin për fëmijët. Kjo është pra”, u shpreh ajo.