Policia britanike ka zhvilluar një operacion antidrogë, teksa janë vënë në pranga dy vëllezërit Haziri. Edmond dhe Eduard Haziri, udhëhiqnin një bandë të kokainës në Britani. Personat e arrestuar shpërndanin kokainë në Sëadlincote, North-West Leicestershire dhe Wast Staffordshire dhe duke fituar qindra mijëra paund.
Të arrestuar dhe dënuar me 70 vite burg janë Edmond Haziri, 36 vjeç, i dënuar me 15 vjet burg. Eduard Haziri, 34 vjeç, i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj. Gazmend Hoxha, 47 vjeç, i dënuar me 11 vjet burg. Alban Krasniqi, 34 vjeç, i dënuar me nëntë vjet burg. Samuel Stoica, 25 vjeç, i burgosur për tetë vjet e tre muaj. Simion Stoica, 22 vjeç, burgosur për tre vjet e gjashtë muaj. Kristi Prifti, 23 vjeç, i dënuar me katër vjet burg. Joshua Garrigan, 32 vjeç, burgosur për dy vjet e tetë muaj. Razvan Manoliu, 27 vjeç, burgosur për dy vjet e tetë muaj. Daniel Stavrat, 29 vjeç, do të dënohet muajin e ardhshëm.
Ndërkohë sipas mediave britanike, Gazmend Hoxha udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester për të marrë drogën përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët. Banda e drogës, e mbështillte kokainën me bileta llotarie dhe kishte deri në 145 klientë në ditë.