Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Drejtori i Institutit KIPRED: Kidnapimi i tre policëve akt i rëndë i shkeljes së sovranitetit

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar ndaj rastit të kidnapimit të tre policëve në Leposaviq.

Ai ka thënë se akti i kidnapimit të tre policëve është akt i rëndë i shkeljes së sovranitetit dhe provokim i konflikti të hapur ndaj Kosovës nga ana e Serbisë.

Tutje, Peci shtoi se këto veprime po bëhen meqë Kosova po shkon pashmangshëm drejt izolimit ndërkombëtar, dhe përmes lëvizjeve të tilla synon ta shtyjë projektin e ndarjes së Kosovës.

Në postimin e publikuar në facebook,Peci thotë se nëse nuk sanksionohet Serbia për këto veprime, atëherë  konflikti i hapur mund të kthehet në një realitet të rëndë.

Reagimi i plotë:

“Kidnapimi i tre policeve nga Serbia  eshte akt i rende i shkeljes se sovranitetit dhe provokim i konfliktit te hapur ndaj Kosoves.

Kete Serbia eshte duke e bere me qellim, pasi eshte duke e verejtur se Kosova eshte duke shkuar pothuajse pashmangshem drejte izolimit nderkombetar, dhe per ta shtyer projektin e saj te ndarjes se Kosoves.

Mirepo, nese Serbia nuk sanksionohet nga perendimi per keto akte destabilizuese, potenciali i konfliktit te hapur mund te kthehet nga nje pamundesi ne nje realitet te rende!”