Adrian Zalli njihet si emër në media si një nga zyrtarët shtetërorë me pagën më të lartë në Kosovë.
Ai së fundmi ka deklaruar pasurinë, ku paga vjetore si drejtor i Fondit Pensional të Kosovës i del 55 mijë euro.
Zalli në deklarimin e vitit të fundit të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) i ka të kursyera përreth 188 mijë euro dhe 25 mijë dollarë.
Kreu i Fondit Pensional të Kosovës po ashtu i ka të kursyera 88 mijë dollarë në një bankë në SHBA.
Ai në deklarimin e tij ka thënë se prejardhja e parave të kursyera janë pagat.
Zalli merr përreth pesë mijë euro në muaj në pozitën që mban.