Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Drenas, ditën e shtunë.
Policia informon se një nënë pas mosmarrëveshjes që kishte pasur me djalin e saj të mitur, kishin filluar të sulmojnë njëri -tjetrin.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur, të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishin sulmuar njëri tjetrin”, njofton Policia.
Tutje, Policia njofton se si pasojë e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt.