Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se veriu i Kosovës është në radhë të parë problem i sigurisë dhe pastaj problem politik.
Sipas tij, me integrimin e Kosovës në NATO problemet e sigurisë në pjesën veriore do të jenë minore.
“Unë mendoj që e ardhja e Kosovës është integrimi i saj në NATO dh ë atëherë çështjet e sigurisë do të jenë çështje minore.
Ka shembuj të mriz ku të gjitha problemet politike janë definuar me zgjidhjen e probleme të sigurisë. Kemi shembuj në botë dhe mendoi që atë shembuj që bashkësia ndërkombëtare t’i implementojë në rastin e Kosovës, mendoj që veriu nuk është vetëm probleme politike siç është definuar, por në radhë të parë i sigurisë”, ka thënë Dreshaj.