Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dreshaj thotë se vizita e Haradinajt në ShBA ishte e nivelit më të lartë se ajo e Kurtit

 
   

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, po vlerëson se vizita e kreut të kësaj partie në ShBA, ka qenë e nivelit më të lartë se ajo e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Madje, ai thotë se nuk e di së me kë u taku Kurti në ShBA, në një vizitë të cilin e kishte zhvilluar në vitin 2022, e që zgjati afër 20 ditë.

“Ramush Haradinaj, kishte pritje nga ma të lartat në ShBA. Unë se di Albini kë e ka vizituar me falni, numëromëni, unë se di më kë u takua”, ka thënë ai.

Haradinaj ka qenë për vizitë në ShBA, ku përveç pjesëmarrjes në Lutjet e Mëngjesit, ka zhvilluar takime me senator e kongresist amerikan.

I pyetur nëse kjo vizitë lidhet me ndonjë zhvillim të ri sa i përket qeverisjes, ai ka thënë se AAK nuk i ikë përgjegjësi, kur është në pyetje interesi i vendit.

“Kemi marrë përgjegjësi më shumë se që na kanë taku , edhe nesër nëse është nevoja Aleanca do të marrë përgjegjësi pavarësisht sa na voton qytetari”, tha ai.

E për zgjedhjet e ardhshme nacionale ai ka thënë se kjo parti bashkë me Nismën dhe partitë tjera që pritet ti bashkohen koalicionit pretendojnë të dalin të para dhe ta udhëheqin vendin.