Një dridhje toke është regjistruar të hënën në Serbi, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC).
Dridhjet u dëgjuan në Krushevc dhe shkalla e Rihterit ishte 4.6.
Nuk është raportuar për dëme. Gjatë orës lokale 12:11 janë regjistruar edhe disa dridhje më të lehta.
Artikulli do të përditësohet sapo EMSC-ja t’i publikojë të dhënat e plota.