Drin Bejta nga Ferizaj i Kosovës, edhe pse në moshë shumë të re zëri i tij është bërë viral në rrjetet sociale, dhe konsiderohet një nga talentet më të mëdhenj të muzikës shqiptare.
I ftuar në “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus të moderuar nga Brikena Prifti, Drini ka treguar se që fëmijë ka pasur një pasion të madh për muzikën.
Ai ka rrëfyer se ka qenë mësuesja e tij e fillores e cila ka zbuluar talentin e tij të veçantë.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Sa vjeç ke qenë kur fillove muzikën?
Drin Bejta: Se mbaj mend, që i vogël kam kënduar.
Brikena Prifti: Kush e zbuloi talentin tënd?
Drin Bejta: Mësuesja në shkollën fillore, më tha Drini ke një talent.
Brikena Prifti: 13-vjeç ke publikuar këngën e parë, si ka qenë ai moment?
Drin Bejta: Kam patur pak problem të dilja para kamerave, isha shumë i ri, stresi ishte shumë i lartë.
Brikena Prifti: Si kanë qenë reagimet e para?
Drin Bejta: Mirë, komplimente të lehta. Ka qenë një ndjenjë që nuke përshkruaj.
Brikena Prifti: Cilat kanë qenë pasiguritë e tua?
Drin Bejta: E kam ndier pak frikë, se nuk e dija si do reagonte publiku, por ka reaguar shumë mirë.
/Vizionplus.tv/