Politologu Koço Danaj komentoi kërcënimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, për të cilën reagoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai tha se Vuçiç ka bërë gjithmonë deklarata të forta si një ‘ujk’ ndërsa më pas është tërhequr si një ‘dele’.
“Vuçiç gjithmonë ka folur me tone të tilla dhe pastaj të nesërmen apo të pasnesërmen është tërhequr dhe është bërë. Nëse këtu shfaqet si ujk pas tre ditësh shfaqet si dele. Në këtë ndikojnë shumë faktorë. E para, faktori ndërkombëtar që ka disa pika që nuk i shkel por ndikon gjendja e brendshme e Serbisë dhe për më tepër ndikon edhe aleati i tij kryesor që nuk është siç flet ai, jo BE apo NATO, por realisht Rusia, e cila aktualisht është në luftë në Ukrainë dhe takimi i pardjeshëem që ka bërë këtë deklaratë, së cilës iu kundërvu ambasadori amerikan në Kosovë, tregon qartë që problemi i qëndrimit të NATO-s, i qëndrimit të BE-së ndaj Serbisë është shumë i qartë.“, tha Danaj.
Ndërkohë ish oficeri Dritan Goxhaj thotë se Serbia po blen armatime mbrojtëse pasi i druhet frikës se mund të sulmohet nga NATO.
“Prej vitit 20221 serbia po blen armë pafund nga hungaria. Të gjithë këto armë që Hungaria po i nxjer jashtë përdorimit, për t’i zëvendësuar me të reja të prodhimeve amerikane dhe gjermane, është duke ia dhënë Serbisë. Hungaria ka armatim rus por i ka modernizuar të gjitha në vitin 2000 së bashku me Poloninë. Dhe ato armë ka marrë, kurse nga Rusia ka marrë vetëm një sistem të luftës elektronike kundër dronëve. E ka marrë në janar të këtij viti, pavarësisht embargos i ka ardhur nga një vend i tretë. Nga Kina ka blerë sistemin raketor kundërajror të mbrojtjes. Ka blerë tre bateri. Aktualisht në krahasim me Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë, është fuqi ushtarake. Por ka një problem. në të gjithë deklaratën, që e shoh si shoë politik, të gjithë armatimet që Serbia është duke blerë, është armatim mbrojtës. Parasheh që nesër mund të sulmohet nga NATO dhe i ka marrë për t’u mbrojtur. Po merr vetëm armatim mbrojtës, që parashikon se mund të sulmohet dhe të vetmit që kanë kapacitete që mund ta sulmojnë që është NATO. “, u shpreh Goxhaj.