Driton Selmanaj është zgjedhur kryetar i degës së LDK-së në Prizren, pas mbajtjes së zgjedhjeve të brendshme të kësaj dege.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të LDK-së,
“Procesin zgjedhor në Kuvendin X, e ka mbyllur gjatë ditës së sotme, LDK Dega në Prizren.Në këtë proces të suksesshëm zgjedhor, me votë të fshehtë e demokratike u zgjodhën strukturat e reja të degës, ndërsa nga 91 delegatë të pranishëm, me 74 vota PËR kryetar dege u zgjodh, Driton Selmanaj.Pjesëmarrja e një numri të madh të anëtarëve në këtë proces zgjedhor të LDK-së, nëpër të gjitha degët e qytetet e Kosovës, po tregon fuqizim e mobilizim të vazhdueshëm”.