Driton Tali përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me heshtjen e disa aktivisëve të LVV.
“A është se nuk po i besojnë z Kurti, sidomos në relacion me z Vuçiç, dhe po presin që gjërat të qartëzohen e pastaj të marrin anë, apo është se janë injorantë por servilë”, parashtron pyetje Tali.
Ndër të tjera ai shton që kjo loja politike mes z Kurti dhe Vuçiç nuk do të zgjatë më shumë se edhe gjashtë muaj.
Postimi i plotë
Këta “aktivistët/et” e LV’ës, sidomos këta të stukturave qoftë të Lëvizjes ose këta të strukturuarit në mekanizmat shtetëror, që po heshtin, ku e kanë hallin?!
A është se nuk po i besojnë z Kurti, sidomos në relacion me z Vuçiç, dhe po presin që gjërat të qartëzohen e pastaj të marrin anë, apo është se janë injorantë por servilë!?
PS: Kjo loja politike mes z Kurti dhe Vuçiç nuk do të zgjatë më shumë se edhe gjashtë muaj. Aq “ymër” ka Putini, sipas analistëve perendimorë.