Dua Lipa nuk e fsheh më, publikon video me të dashurin

 

Pas ndarjes nga Isaac, Dua Lipa nuk arriti ta fsheh lidhjen e re.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, ndan me fansat momentet që kalon me të dashurin e ri, ashtu siç bëri dhe dje. Anwar dhe Dua ishin në një festë me miq e të afërm, nga ku publikuan foto dhe video të këndshme!

Por ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte një moment kur Dua filmoi Anwar-in që i lëpiu ballin! Ndërkohë që Dua po tregonte se kishte kombinuar thonjtë me bluzën e partnerit, ai e lëpiu në ballë dhe videoja e këndshme është në Instastory-n e saj. Dua ishte bërë si ëmbëlsirë e veshur me rozë dhe dukej thjesht e parezistueshme!

Lidhja e re e Duas është komentuar shumë në media, madje një koment jo i drejtpërdrejtë është bërë edhe nga ish-partneri i këngëtares. Ndërkohë që këngëtarja po shijon romancën e re, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter dhe të gjithë po mendojnë se e ka me Duan.

“Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”- shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më tepër për këtë thumb.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Dua Lipa nuk e fsheh më, publikon video me të dashurin”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.