E enjtja në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova vjen më afër teleshikuesve se në ccdo ditë të javës.
Astrologia Meri Gjini u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve për shqetësimet e tyre.
Nga ekonomia te familja
Sot mëngjesi u bë mjaft i ëmbël, pasi Meri u dha lajmin e mirë çiftit të ri që duan të bëhen prindër.
Të dy 38 vjeçarë, ajo nga Librazhdi dhe partneri nga Tirana, duan të kenë një bebe.
“Kanë një koherencë të jashtëzakonshme nga data 29 prill deri ditën e fundit të vitit. Për ta mbyllur 2024 të lumtur dhe të plotësuar në dëshirën që kanë. Kanë tendencën shumë të fortë për të patur një bebe”, u shpreh astrologia Meri Gjini./vizionplus.tv