Publicisti Emin Azemi thotë se kush do që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi dhe miratimi në Bruksel dhe në Ëashington.
Azemi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se s’do mend që Perëndimi po e dëshiron një Kosovë pa Albin Kurtin në krye dhe dhe një Serbi me Vulinin zv.kryeministër dhe me Aleksandër Vuçiqin – president.
“Kush do që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi dhe miratimi në Bruksel dhe në Ëashington. S’do mend se Perëndimi po e dëshiron një Kosovë pa Albin Kurtin në krye dhe një Serbi me Vulinin zv.kryeministër dhe me Aleksandër Vuçiqin – president. Ky i fundit sheh te veprimet politike e institucionale të Kurtit rrezik për mosrealizimin e “botës serbe”. Po i bie që mbështetës të tërthortë të këtij projekti të rrezikshëm hegjemonist serb janë edhe disa burokratë në Bruksel dhe në Washington, të cilët pasi e inicuan themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, janë bërë madje shumë pishman që e hoqën qafe satrapin Millosheviq”, ka shkruar publicisti.
Tutje, sipas tij, qëndrimet e tyre cinike nuk janë asgjë tjetër pos një përpjekje e dështuar alkimike që në kufomën e Millosheviqit të reinkarnojnë me ngjyra proruese figurën e Vuçiqit.