“E shikoni se çfarë i bëra vetes për 28 nëntor”
Aktori i dashur i humorit, Elvis Pupa, për festat e nëntorit ka zgjedhur që t’i bëjë një dhuratë të veçantë vetes.
Ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka bërë një tatuazh në krah. Ai ka vendosur që të bëjë simbolin e flamurit tonë, shqiponjën.
Elvisi ka postuar një video në “Instastory”-n e tij teksa e ndan me të gjithë momentin që po bën tatuazhin, dhe duket shumë i lumtur për zgjedhjen.
“E shikoni se çfarë i bëra vetes për 28 nëntor, vazhdo vazhdo, jepi i çik duarve se na kapi data 29 dhe më duhet ti shtoj një kallash pastaj”, dëgjohet të thotë Vis Pupa në videon në fjalë.