Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Duke u lëpirë nëpër plagët e gjakut”/ Vjen reagimi i ashpër ndaj Ramës, pas kërkesësë për ‘tre djemtë’ e Kosovës!

 
   

Pedagogu Bislim Ahmetaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pasi ky i fundit iu referua tre policëve të rrëmbyer nga policia serbe, si “tre djemtë” e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook tha se një deklaratë të tillë nuk mund ta dëgjosh nga asnjë politikanë ndërkombëtarë, përcjell “Bota sot”.

Ahmetaj tha se Rama “duke u lëpirë nëpër plagët e gjakut të derdhur ndër dekada për liri dhe pavarësi të shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, siç ja lyp puna e karriges së pushtetit për të mos i tejkaluar limitet në marrëdhëniet e tij folklorike me shqiptarët në Kosovë se përmend që ata janë policët e Republikës së Kosovës.

Sepse kaq e ka lejen, kaq e ka lakun. Ai afron si kusht për vazhdimin e “bashkim vëllazërimit” lirimin pa kushte të  “tre djemve” por jo të tre efektivëve të një policie të një shteti të pavarur”.

Postimi i plotë

“Tre djemtë” apo “tre policët” e Kosovës.

Edi Rama është aq i lig, bizar  dhe i maskuar pas detajeve sa që për të mos i dëmtuar marrëdhëniet vëllazërore me Vuçiçin & Soros Junior i kërkon atij (atyre) t’i lirojë pa kushte “tre djemtë”, por në të njëjtën kohë duke u lëpirë nëpër plagët e gjakut të derdhur ndër dekada për liri dhe pavarësi të shqiptarëve në trojet e tyre në Kosovë, siç ja lyp puna e karriges së pushtetit për të mos i tejkaluar limitet në marrëdhëniet e tij folklorike me shqiptarët në Kosovë se përmend që ata janë policët e Republikës së Kosovës.

Sepse kaq e ka lejen, kaq e ka lakun. Ai afron si kusht për vazhdimin e “bashkim vëllazërimit” lirimin pa kushte të  “tre djemve” por jo të tre efektivëve të një policie të një shteti të pavarur.

Kush mund të ma gjejë një deklaratë të politikanëve të BE-së, SHBA-së, NATO-s apo ndonjë vendi të veçantë që i ka përsonalizuar tre punonjësit e policisë së Kosovës të cilët u grabitën dhe u morën peng nga reparti special në varësi direkte dhe që merr urdhëra nga Presidenti Vuçiç (njëlloj si reparti i sampistave të 336-s që krijoj Ramiz Alia në vitet 88-91) me emërtimin “tre djemtë”. Jo dhe jo, të gjithë aktorët politikë dhe ushtarakë që janë përfshirë në deklarata pro apo kundër këtij veprimi arbitrar të Serbisë së Vuçiçit i kanë thirrur apo adresuar tre efektivët e policisë së Kosovës me emrin e detyrës që ishin duke kryer dhe uniformës që po mbanin në momentin e marrjes peng, përjashto Edi Ramën, Kryeministrin e Shqipërisë, bashkëpunëtorin dhe mbështetësin kokëfortë, historik të nismës ” Ballkani i Hapur”  nismë kjo që legjitimon krijimin e Jugosllavisë së Re dhe hegjemoninë e Serbisë në Ballkanin Perëndimor.

Sot Rama e paska dredhur “tre djemtë” sot i paska ba policë të Kosovës.

Kush ta shkuli veshin Edvin?

Vëllai Vuçiç, shefi i parave të pushtetit tënd Soros Junior,  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, apo pengu që ke me drejtësinë amerikane në çeshtjen McGonigal?!?

Gjithsesi je ba aq i pabesueshëm sa edhe Lulzim Basha dhe Jemin Gjana dhe Arben Ahmetaj  kanë filluar të dyshojmë tek “besa” që ju ke dhënë.