Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Shkodër, ku shtetasja Alma Arrazi dyshohet se i ka dhënë fund jetës së bashku me tre fëmijët e saj duke u mbytur në ujërat e lumit Buna.
Euronews.al raporton se ende janë mister motivet që mund ta kenë çuar 39-vjeçaren drejt kryerjes së aktit.
Një gazetar i këtij medium ka deklaruar se deri në momentet e fundit përpara se të zhdukej, gruaja është parë e qetë duke konsumuar një kafe me kunatën e saj dhe tre fëmijët.
“Deri në momentet e fundit ka qenë duke pirë kafe me kunatën e saj, me motrën e Ergys Arazit dhe kjo është ajo që ngre dyshime se pse mund të ketë ndodhur diçka e tillë. Deri në momentet e fundit ajo po konsumonte një kafe dhe atë që e kanë parë përpara se të zhdukej kanë thënë se gjendja e saj shëndetësore dhe emocoionale ishte e mirë. Ka qenë duke konsumuar kafe me fëmijët e saj dhe ndaj është e pakuptueshme si ajo pasi është çuar nga kafja ka ndërmarrë këtë vepër kaq të rëndë duke marrë jetën e fëmijëve të saj dhe jetën e saj”, tha Teodor Gjerga.
Gazetari shtoi se Alma Arrazi dhe bashkëshorti i saj Ergys, kishin mosmarrëveshje të shumta në çift së fundmi dhe ishin duke shkuar drejt një procesi divorci.
Ai tha se shkak i mosmarrëveshjeve nuk ishte ana ekonomike, por nga informacionet paraprake flitet për lidhje jashtëmartesore.
“Gjendja e tyre ekonomike ka qenë e qëndrueshme, ata më parë kanë jetuar në Gjermani, ku janë bërë me fëmijë. Më pas sipas informacioneve që kam janë zhvendosur në Itali dhe më pas kanë ardhur dhe jetonin në qendër të qytetit të Shkodrës, në një nga zonat më të mira. Jetonin në qendër të qytetit të Shkodrës dhe gjendja e tyre ekonomike nuk ka qenë e keqe, kanë pasur një jetesë të mirë dhe nuk pretendohet gjendja ekonomike që ka shkaktuar problemet në çift. Pretendohet të ketë pasur problem për sa i përket lidhjeve jashtëmartesore, por do të doja të mos i hyja kësaj teme. Por e rëndësishme që shtë që kanë qenë me shumë problem në çift dhe kanë qenë drejt divorcit”, tha gazetari.
Vetëm trupi i një vajze 9 vjeçe është gjetur deri tani, ndërkohë që trupi i 39-vjeçares dhe dy fëmijëve të tjerë nuk është gjetur ende.
Tags: Alma ArraziBunaShkoder