![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/durmishi-ne-te-gjitha-rruget-e-vendit-po-vendoset-sinjalizimi-vertikal-horizontal-dhe-paisjet-e-tjera-te-sigurise-rrugore_64da875008147.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënӕ se në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të vendit është duke u vendosur sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet e tjera të sigurisë rrugore.
“Në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës po vendoset sinjalizimi vertikal, horizontal dhe paisjet e tjera të sigurisë rrugore”, ka shkruar Durmishi.
Duke thënë se “vazhdojmë e nuk ndalemi asnjëherë”, zëvendësministri Durmishi ka treguar se janë duke punuar me shtatë kontrata në shtatë regjione të Kosovës.
“Me shtatë kontrata në shtatë regjionet e Kosovës jemi duke punuar çdo ditë që ta mirëmbajmë dhe përmirësojmë sinjalistikën në mënyrë që siguria në rrugët tona të jetë më e madhe”, ka shkruar ai.