Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por, a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha e preferuar e dushit – mëngjesi apo nata?
Ofruesit e kujdesit shëndetësor bien dakord që, në përgjithësi, ju mund të bëni dush sa herë që dëshironi, pasi nuk ka asnjë literaturë shkencore që thotë se duhet të bëni dush në mëngjes ose në mbrëmje, shkruan health.com.
“Ndërsa flini, bakteret dhe qelizat e lëkurës mund të grumbullohen në çarçafët ose në lëkurën tuaj. Dhe, nëse djersiteni ndërsa flini, dushi në mëngjes mund t’ju ndihmojë”, tha për Health profesoresha e dermatologjisë, Cindy Wassef.
Derisa, shton se: “Dushi para gjumit pastron lëkurën pas një dite ekspozimi ndaj papastërtive, kjo bën që kur të laheni në mbrëmje, të mos i ndotni as çarçafët”.