Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

 Dushi i angazhuar të sjellë eksperiencën e tij dhe vizionin për një qeverisje më të mirë

 

Kanë mbetur edhe pak orë që na ndajnë nga fundi i fushatës. Partitë dhe kandidatët për deputet po i shpalosin planet, idetë e vizionet para elëktoratit.
Fushatë intenzive, bashkohore dhe me shpërfaqje realiste të bindjeve dhe vizioneve për një te ardhme më të ndritur, po e realizon edhe Florian Dushi, një nga kandidatët më serioz nga radhët e “LDK”-së, i cili ka hyrë në garë me nr 34

Florian Dushi është një profesionist me eksperiencë të thellë në administratën publike, aktualisht drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Prishtinës. Dushi ka pasur gjithashtu një mandat si zv/ministër në Ministrinë e LDK-së, ku ka luajtur rol kyç në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të rëndësishme për vendin.
Tani, si kandidat për deputet i LDK-së, Florian Dushi është i angazhuar të sjellë eksperiencën e tij dhe vizionin për një qeverisje më të mirë, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm dhe përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët. Ai synon të kontribuoni në forcimin e institucioneve dhe promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në nivel kombëtar.

 

Dushi shpreh besimin se fitorja e listës 124 do të shënojë një kthesë vendimtare për të ardhmen e vendit, duke premtuar një qeverisje që do t’i shërbejë interesave të çdo qytetari.
Fitorja jonë do të jetë fitore e çdo qytetari që beson në një Kosovë më të mirë , thotë Florian Dushi