4
LDK po dëshmon se është forca kryesore dhe e vetmja premtuese e ndryshimit në Kosovë, thotë Florian Dushi , kandidati i LDK – së me nr 9
Dushi , në profilin e tij social shprehu se , mbështetja e madhe që po merr nga qytetarët e vendit, është një tregues i qartë se njerëzit janë lodhur nga premtimet boshe, mospuna dhe dështimet e qeverisë aktuale në një mandat të plotë katër vjeçar.
Me një vizion të qartë dhe një program të fuqishëm, LDK dhe lideri i saj, Lumir Abdixhiku, po rikthejnë shpresën dhe besimin për një qeverisje të përgjegjshme dhe efektive.
Ky momentum tregon se ndryshimi është i pashmangshëm, thotë Dushi , emër ky , që tashmë ka fituar besimin e qytetarëve edhe si kryeinspektor i komunes së Prishtinës me aksionet e shumta të ndërmarrura në kryeqytet duke i liruar hapësirat e uzurpuara publike për shumë vite.