Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy bijtë e Liridona Ademajt kanë udhëtuar sot drejt Suedisë, merren në përkujdesje të shtetit

 
   

Dy bijtë e Liridona Ademajt kanë udhëtuar këtë të shtunë drejt Suedisë.

Burime të medias konfirmojnë se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje, ngaqë ata janë shtetas suedez.

Liridona Ademaj është vrarë më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë, ku njëri prej tyre është prangosur sonte.