Beyonce dhe Elvana Gjata janë shfaqur me të njëjtin fustan. Fustani është stiluar nga Valdrin Sahiti dhe të parës ia kemi parë Elvanës në koncertin “Dekada”.
Pas këngëtares shqiptare, edhe Beyonce e ka zgjedhur fustanin për ta veshur në turneun e saj.
Të dyja vajzat duken shumë elegante me fustanin e zi, me dekoltenë e hapur në formë U-je dhe me pupla të bardha mbi supe.