Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri pasi dyshohet të ketë sulmuar një gazetare së bashku me kolegun e tij, gazetar brenda ambienteve të xhamisë.
Kjo pasi të njëjtit ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë.
Kështu bëhet e ditur në raportin e përditshëm të policisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.