“E vetme, i ka rezistuar dy grabitësve, të cilët e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë katandisur kështu”
Deputeti Erion Braçe ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Divjakë, ku një 81-vjeçare u dhunua nga dy persona që i hynë në shtëpi për të grabitur.Braçe ka publikuar foton e 81-vjeçares, ku shihen dhe shenjat e dhunës që e moshuara përjetoi mbrëmjen e djeshme. Deputeti i PS-së shkruan se e moshuara, e cila banonte në fshatin Shën e Premte në Divajkë, e vetme i ka rezistuar dy grabitësve, të cilët sipas tij e dhunuan brutalisht.
“Dy horra po nga ky fshat, kane hyre dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën”, shkruan Braçe, duke theksuar se dy autorët tashmë janë arrestuar nga policia.