Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy kryetarët e komunave që Durmishi si ka takuar që nga fillimi i mandatit

 
   

Zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi bëri të ditur se dy kryetarët e komunave që nuk i ka takuar ende që nga fillimi i qeverisjes, janë Burim Berisha i Fushë-Kosovës dhe Xhafer Gashi i Obiliqit.

Siç tha ai, kryetari Berisha nuk ka pasur asnjë takim apo kërkesë për mbështetje të projekteve.

“Janë dy kryetarë komunash që si kam takuar ende për dy vjet e gjysmë. Është kryetari i Fushë-Kosovës. Asnjëherë nuk e ka bë asnjë kërkesë për takim dhe asnjë takim për me ja mbështet ndonjë projekt. Dhe kryetari i Obiliqit…të gjithë kryetarët tjerë i kam takuar kah disa herë dhe kam nënshkuar memorandum bashkëpunimi mme të gjithë pothuajse”, deklaroi ai.

“Dy nuk kanë bërë kërkesa, pa bërë kërkesa…sigurisht s’kanë pasë nevoja. Nuk e di”, shtoi Durmishi.