Një tjetër person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Irodhi Dalani, ish-kryetar i Komunës Livadhja dhe që tani ushtronte aktivitet në përpunimin e qumështit ndërroi jetë.
Ai u përplas me një makinë mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Pavarësisht se u dërgua për mjekim drejt Janinës, Dalani nuk ka mundur të mbijetojë.