Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dy pretendimet shokuese të Sllamnikut, flet për djalin e Vuçiqit dhe muajin se kur do të përsëritet Banjska

 
   

Konspiracionisti Arianit Sllaminku ka shokuar me dy deklarata të dhëna, e para që lidhet me sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë si dhe mundësinë e një sulmi të tillë edhe në këtë muaj, pra në maj.

Në bisedë ai ka thënë se pjesë e sulmit terrorist që ndodhi në shtator të vitit të kaluar ishte edhe djali i presidentit Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, ai ka qëndruar përkrahë me kryeterrorist, Milan Radojçiq.

“Askush nuk e ka përmend që djali i Aleksandër Vuçiqit ka qenë pjesë e grupit terrorist dhe ka qëndruar në Banjskë në ditën e aktit terrorist, të cilët bashkë me Radojçiqin pastaj kanë lëshuar kufirin e Kosovës…“, ka thënë ai teksa zbuloi se si janë larguar nga aty, duke e shfrytëzuar një autobus.

Duke shtuar se askush nuk e mori seriozisht paralajmërimin e tij për sulmin në Banjskë, ai ka paralajmëruar një tjetër sulm, fatkeqësisht, thotë të përmasave edhe më të mëdha.

“Tani jemi në një fazë ku pritet që gjatë muajit maj të kemi edhe një akt të tillë, ndoshta edhe pak më të gjerë”, tha Sllamniku.

Ai shkon më tej duke treguar se cilat pjesë të Kosovës mund të jenë më të rrezikuara nga një sulm i mundshëm. Shton se fokusi Serbisë nuk do të jetë më veriu i Kosovës.

Mes tjerash, Sllamniku ka treguar se si i ka lexuar ushtrimet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovës.

Tutje, konspiracionisti parasheh se nuk do të ketë takimet të rangut të lartë.